Ndodh diçka e papritur në emisionin me kandidatët e Lipjanit: Mos gjuni more (Video)

Mbrëmë gjatë debatit televiziv në RTV Dukagjini ishin të ftuar kandidatët për kryetar të komunës së Lipjanit. Teksa po e shpaloste planprogramin kandidati nga LDK-ja, njëherit edhe kryetar i komunës, Imri Ahmeti, ndodhi diça e papritur. Në prapaskenë ra një gotë apo diçka e tillë në dysheme, gjë që shkakoi zhurmë edhe në studio. Ahmeti […]
Teksa po e shpaloste planprogramin kandidati nga LDK-ja, njëherit edhe kryetar i komunës, Imri Ahmeti, ndodhi diça e papritur.
Në prapaskenë ra një gotë apo diçka e tillë në dysheme, gjë që shkakoi zhurmë edhe në studio.
Ahmeti reagoi duke qeshur, madje tha ‘’mos gjuni more’’.
Por gazetari i tha që vazhdonte tutje, e një gjë të tillë e kërkoi edhe kandidati i PDK-së, Ismet Hajrullahu.
Kujtojmë që ditë më parë ndodhi një përleshje fizike ndërmjet deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zekës, e që tërë incidenti nisi me gjuaje të gjësendeve që kishin përpara vetes./Periskopi/
Në videon e mëposhtme mund ta shihni këtë skenë prej minutës 30:10 sekonda.
https://www.youtube.com/watch?v=kJZwK9sriQc












