Ndahet çifti i njohur i Hollywood-it (Foto)

Ndahet çifti i njohur i Hollywood-it (Foto)

Çifti i këngëtarëve, Selena Gomez dhe The Weeknd, janë ndarë pas një lidhjeje afro njëvjeçare. Këngëtarja ditë më parë ishte fotografuar në Los Angeles me ish-të dashurin Justin Bieber, ndërsa vetëm disa orë më vonë, mediat kanë raportuar se ajo është ndarë nga Abel Tesfaye (që është emri i vërtetë i reperit). Nuk dihet arsyeja […]

Këngëtarja ditë më parë ishte fotografuar në Los Angeles me ish-të dashurin Justin Bieber, ndërsa vetëm disa orë më vonë, mediat kanë raportuar se ajo është ndarë nga Abel Tesfaye (që është emri i vërtetë i reperit).

Nuk dihet arsyeja pse ata e kanë ndërprerë lidhjen, ndërsa zëdhënësit e dy këngëtarëve kanë refuzuar të flasin për mediat.

Në muajt e parë, Selena dhe Weeknd e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, ndërsa për herë të parë dolën zyrtarisht bashkë në Met Galan e këtij viti në New York në muajin maj.

Më pas, u shfaqën përsëri bashkë në muajin shtator në ndejën e organizuar nga Harper’s Bazaar.

Çifti la përshtypje se ishte një lidhje serioze kur nisën të bashkëjetonin në një banesë në Greenwich Village në New York, ku qëndruan në muajt e fundit.

Rrallëherë në media ata kanë folur për lidhjen e tyre, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë e përbashkëta.

Sido që të jetë, tash duket se gjithçka ka marrë fund, pasi ata kanë vendosur të ndahen.

Kujtojmë që në muajt e kaluar, Selena ka pasur probleme shëndetësore, me ç’rast edhe bëri transplantim të veshkës.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya