NATO alarmon: Ja çka mund t’i bëjnë Evropës raketat e Kim Jong

“Evropa është tashmë në rrezen e raketave të Koresë së Veriut dhe shtetet anëtare të NATO-s janë tashmë në rrezik”. Ky ishte paralajmërimi i bujshëm i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ditën e sotme. Raketat e Koresë Veriore tashmë kanë kapacitet për të goditur Evropën, gjë që i vë në rrezik anëtarët e NATO-s, deklaroi […]
“Evropa është tashmë në rrezen e raketave të Koresë së Veriut dhe shtetet anëtare të NATO-s janë tashmë në rrezik”.
Ky ishte paralajmërimi i bujshëm i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ditën e sotme.
Raketat e Koresë Veriore tashmë kanë kapacitet për të goditur Evropën, gjë që i vë në rrezik anëtarët e NATO-s, deklaroi Jens Stoltenberg para një vizite në Japoni dhe Korenë e Jugut
Ai ka theksuar se NATO do të mbrojë vendet anëtare nga kërcënimet e raketave të Kim Jong-un, por shtoi se nevojiten më shumë përpjekje diplomatike për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë konflikt.
“NATO-ja ka kapacitete dhe vendosmërinë për t’iu përgjigjur çfarëdo kërcënimi dhe agresioni”, e ka bërë të qartë Stoltenberg, duke insistuar se aleanca ushtarake nuk dëshiron luftë.
“Asnjë aleat i NATO-s dhe natyrisht as vetë NAT-ja nuk dëshiron luftë… sepse kjo do të ishte katastrofë”, ka thënë ai.
.Megjithatë, ai ka insistuar se aleanca ushtarake ka aftësi për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.












