Muharremaj: Do të ndajmë 150 mijë euro në vit për sport

Kandidati i AAK-së për Suharekën, Bali Muharremaj ka treguar në Magazina Lokale në Klan Kosova se cilat janë planet e tij për rininë dhe sportin. “Në mandatin e ardhshëm do të jenë të stimuluara të gjitha klubet, nga të gjitha sportet. Do të ndajmë fond më të madh sa i përket sportit”. “Do të ndajmë […]
Kandidati i AAK-së për Suharekën, Bali Muharremaj ka treguar në Magazina Lokale në Klan Kosova se cilat janë planet e tij për rininë dhe sportin.
“Në mandatin e ardhshëm do të jenë të stimuluara të gjitha klubet, nga të gjitha sportet. Do të ndajmë fond më të madh sa i përket sportit”.
“Do të ndajmë 150 mijë euro në vit për sport nga buxheti i komunës”.
“Fokus i veçantë do të jetë rinia. Të gjithë të rinjtë që do të kenë aftësi të udhëheqin do të jenë të stimuluar nga komuna”.
Muharremaj ka thënë se kundërkandidati i tij dhe njëherit kryetari aktual i Suharekës, Sali Asllanaj ka premtuar shumë për stimulimin e klubeve sportive, por se një gjë e tillë, sipas tij, nuk ka ndodhur.
“Këtë mandat ka filluar të ndërtohet një stadium, po nuk ka përfunduar, ka dështuar sepse ka zënë hapësirën e dy shkollave, duhej të ndërtohej në një hapësirë tjetër”.
Kur është folur për rrugët dhe parkingjet, kandidati i AAK-së për Suharekën ka premtuar se do të ketë risi.
“Do ta kemi një qendër ndryshe, në dy anët e rrugës do të ketë parkingje derisa asnjë rrugë nuk do të përfundohet pa e pasur të rregulluar çështjen e kanalizimit dhe ujit”.
“Rrugët që kanë mbetur në fshatra, që vetëm janë nisur, pra secilën rrugë qe e ka nisur kryetari dhe nuk e ka përfunduar, do ta vazhdojmë”.
“Do të vazhdojmë me rrugën e re, që lidh Brezovicën me komunën e Therandës dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe me rrugët në fshatrat e tjerë dhe kështu do të përfundojmë me infrastrukturën”.
“Do të ketë parkingje, do të ketë edhe sheshe, parqe, lojëra për fëmijë, atë që do ta bëjmë në qytet, do të bëjmë edhe në fshat, njejtë do të jetë si qyteti, si fshati, sa i përket infrastrukturës”.












