Motrat Vjollca ‘pushtojnë’ ekranin, edhe Luana zbulon detaje nga emisioni i saj

Motrat Vjollca ‘pushtojnë’ ekranin, edhe Luana zbulon detaje nga emisioni i saj

Pas largimit të Marina Vjollcës nga Top Channel dhe mbylljes së emisionit “Pa Limit” u përfol edhe për një largim të mundshëm të bukuroshes Luana Vjollca, por rezultoi që nuk ishte kështu.  Luana do të rikthehet në ekran këtë të shtunë jo vetëm si prezantuese dhe bashkëautore e programit “Shiko kush luan”. E ftuar në […]

Pas largimit të Marina Vjollcës nga Top Channel dhe mbylljes së emisionit “Pa Limit” u përfol edhe për një largim të mundshëm të bukuroshes Luana Vjollca, por rezultoi që nuk ishte kështu. 

Luana do të rikthehet në ekran këtë të shtunë jo vetëm si prezantuese dhe bashkëautore e programit “Shiko kush luan”. E ftuar në “Wake Up”, bukuroshja nuk është treguar aspak e kursyer dhe na ka zbuluar paraprakisht shumë detaje.

6 personazhe të ndryshëm çdo javë, tre për çdo skuadër do të bëhen pjesë e lojërave të ndryshme të përgatitura nga produksioni. Luana do drejtojë e vetme këtë program, pasi Edi Manushi dhe Gent Hazizi nuk janë bashkëprezantuesit, siç mund të kemi menduar kur kemi parë klipin, por dy kapitenët e skuadrave.

“Janë dy skuadra. Çunat kanë një rol shumë të rëndësishëm, janë kapitenë të skuadrave. Praktikisht kanë në dorë skuadrat, pjesë e të cilave do të jenë personazhe të njohur të botës së ekranit. 6 personazhe të ndryshëm çdo javë, tre për çdo skuadër. Duke qenë pak puntata, do të bëhet një përzgjedhje shumë e mirë. Në fund do të ndahen çmime”, u shpreh Luana.

Duke premtuar se do të ketë pa fund argëtim, bukuroshja ka zbuluar edhe të ftuarit e natës së parë. Në puntatën e parë do të luajë Mc Kresha, Lyrical Son dhe Jonida Maliqi, e ndërsa Fifi do t’ju bashkohet herë pas here, jo vetëm më muzikë livë, por edhe me batuta.

“Argëtim pa fund. Pas 10 vitesh pjesë e Top Channel e kam kuptuar çfarë do një program prime-time. Në natën e parë do të jenë të ftuar Mc Kresha, Lyrical Son dhe Jonida Maliqi. Fifi do të jetë pjesë e spektaklit, jo vetëm me muzikë live, por edhe me batutat”, tregon ajo.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya