Mot i lig në Gjermani dhe Çeki

Mot i lig në Gjermani dhe Çeki

Stuhia “Hervart”, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, prej herët në mëngjes goditi disa pjesë të Gjermanisë veriore dhe Çekisë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe probleme në komunikacion. Siç lajmëroi DPA, një person është lënduar më rëndë në kryeqytetin gjerman, Berlin, kur vrulli i erës […]

Stuhia “Hervart”, e shoqëruar me erë të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, prej herët në mëngjes goditi disa pjesë të Gjermanisë veriore dhe Çekisë, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe probleme në komunikacion.

Siç lajmëroi DPA, një person është lënduar më rëndë në kryeqytetin gjerman, Berlin, kur vrulli i erës së fuqishme e rrëzoi nga një skele ndërtimi.

Nëpër qytet janë regjistruar disa raste të çrrënjosjes së pjesëve të çative dhe drunjve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kumtuan se sot në mëngjes mes orës 4 dhe 7 ka pasur mbi 100 thirrje për intervenime.

Për shkak të motit të lig, autoritetet e Berlinit sot në mëngjes shpallën gjendje të jashtëzakonshme në qytet, me qëllim që të lehtësohet përballja me pasojat nga goditja e stuhisë “Hervart”.

Drunj dhe shtylla të çrrënjosura shkaktuan ndërprerje në komunikacionin hekurudhor në disa binarë në pjesët veriore dhe qendrore të Gjermanisë, ndërsa pengesa në komunikacion ka edhe në disa drejtime rrugore në gjashtë krahina gjermane, përfshirë edhe në rajonet e Berlinit dhe Hamburgut.

Në disa pjesë të Gjermanisë ka ndërprerje edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa autoritetet u rekomanduan qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë lëvizjet nëpër parqe dhe pyje.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan edhe rritje të nivelit të lumit Elba, e cila doli nga shtrati në disa pjesë të hamburgut, duke vërshuar disa parkingje nëntokësore dhe hapësira në afërsi të rrjedhës së lumit.

Në të njejtën kohë, era e fuqishme dëmtoi disa kulme dhe çrrënjosi drunj dhe shtylla në rajonin çek të Bohemisë Qendrore dhe në rajonin e Pragës.

Në disa pjesë të Çekisë veriore era vende-vende ka qenë me shpejtësi edhe deri 136 kilometra në orë, që është në nivel të uraganit.

Në disa pjesë të Çekisë janë bllokuar hekurudhat dhe drejtimet rrugore, për shkak të drunjve dhe shtyllave të rrëzuara.

Për shkak të erës së fuqishme janë regjistruar edhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në mbi 10.000 amvisëri në 10 nga 14 rajonet çeke. /21Media

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?