Moska në siklet pas deklaratavë të Hoyt Yee në Beograd: Amerikanët po tregohen injorantë

Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se askush nuk do duhej ta parandalojë Serbinë që të ndërtojë marrëdhënie reciproke në aspektin produktiv e përfitues me Rusinë. Moska zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee në Beograd, duke i vlerësuar si provokime dhe cenim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë […]
Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se askush nuk do duhej ta parandalojë Serbinë që të ndërtojë marrëdhënie reciproke në aspektin produktiv e përfitues me Rusinë.
Moska zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee në Beograd, duke i vlerësuar si provokime dhe cenim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, shkruan Periskopi.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee ka bërë një numër deklaratash provokative, me qëllimin që të minojë bashkëpunimin Rusi-Serbi, gjatë vizitës së tij në Beograd më 23 dhe 24 tetor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
“Diplomati amerikan në mënyrë mizore kërkoi që Beogradi të rishqyrtojë bashkëpunimin që ka me Rusinë dhe të fokusohet ekskluzivisht në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Po ashtu, me fraza emocionale ai u përfshi edhe në çështjen e dhënies së imunitetit dhe privilegjeve për Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish.”
Rusia ia kujton SHBA-së se nuk është anëtar i Bashkimit Evropin.
“Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse është e pavetëdijshme që anëtaret e BE-së janë të përfshira në shkallë të lartë, edhe përfituese edhe bashkëpunuese me Rusinë. Askush nuk duhet ta pengojë Serbinë që të ketë qasje të njëjtë mbi bazat e interesit nacional”, thuhet në reagim.
“Sa i përket Qendrës Humanitare Ruso-Serbe, amerikanët po tregohen injorantë për ndihmën që e ka dhënë për Serbinë dhe vendet tjera të Evropës, përfshirë BE-në dhe anëtaret e NATO-s, për të tejkaluar katastrofat natyrore dhe ato të shkaktuara nga njerëzit. Ekspertët e saj janë duke pastruar terrene serbe edhe nga minat. Po ashtu, kanë hequr mijëra mjete eksplozive që janë lënë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Gjatë këtyre bombardimeve, municion me uranium është përdorur në shkallë të lartë”.
“Ne u bëjmë thirrje kolegëve tanë amerikanë që të mos imponojnë mbi të tjerët stereotipe të rrezikshme ideologjike që e minojnë fundamentin e stabilitetit dhe bashkëpënimin ndërkombëtar në Ballkan dhe Evropë në përgjithësi”, ka konkluduar MJS. /Periskopi/












