Momenti i shpalljes së pavarësisë së Katalonisë (Video)

Parlamenti i Katalonisë e shpalli sot pavarësinë nga Spanja. Në votimin e sotëm në Parlamentin i Katalonisë u votua në favor të pavarësisë nga Spanja, përkundër kësaj Madridi po paralajmëron intervenim kundër provincës veri-lindore. “Do ta themelojmë Republikën Katalanase si një shtet të pavarur, sovran demokrati dhe shtet social të së drejtës” thuhet në mocionin […]
“Do ta themelojmë Republikën Katalanase si një shtet të pavarur, sovran demokrati dhe shtet social të së drejtës” thuhet në mocionin që e kanë votuar deputetët.
Ndërkohë pritet edhe votimi në Senatin e Spanjës që do të lejojë suspendimin e autonomisë së Katalonisë.
Votimi në Parlamentin e Katalonisë vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.
Pro vendimit për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kundër dhe abstenime.
Nuk munguan duartrokitjet dhe përqafimet ndërmjet deputetëve pas aktit të shpalljes së pavarësisë. Ndërsa deputetët e opozitës e kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.












