Momenti kur nxirret fletëvotimi nga një qendër votimi në Junik (Video)

Në qendrën e votimit në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik, dje gjatë procesit të votimit është vërejtur mungesa e një fletëvotimi. Kjo ka ngritur dyshime për praninë e fenomenit të quajtur “treni bullgar” në këtë qendër të votimit. Një video e dërguar në KALLXO.com brenda kësaj qendre të votimit tregon një situatë në të cilën […]
Në qendrën e votimit në shkollën “Edmond Hoxha” në Junik, dje gjatë procesit të votimit është vërejtur mungesa e një fletëvotimi.
Kjo ka ngritur dyshime për praninë e fenomenit të quajtur “treni bullgar” në këtë qendër të votimit.
Një video e dërguar në KALLXO.com brenda kësaj qendre të votimit tregon një situatë në të cilën ngjallen dyshime për nxjerrjen jashtë të një fletëvotimi.
Kryesuesi i qendrës së votimit e ka shkatërruar këtë fletëvotim.












