Molliqaj u çon selam partive të PAN’it pas sulmit që iu bë Muhamet Bytyqit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas sulmit që i është bërë kandidatit për asambelist në Malishevë, Muhamet Bytyqit nga aktivistë të Nismës për Kosovën, shkruan Periskopi. Molliqaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se partitë e PAN’it nuk do të mund ta ndalin humbjen e tyre në zgjedhjet […]
Molliqaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se partitë e PAN’it nuk do të mund ta ndalin humbjen e tyre në zgjedhjet lokale, duke sulmuar aktivistët e VV’së.
Sipas tij, Bytyqi nuk është fajtor për keqqeverisjen që ka bërë Nisma me Komunën e Malishevës.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Partitë e PAN-it nuk do të mund ta ndalin humbjen e tyre në zgjedhjet lokale, duke sulmuar asambleistët e VETËVENDOSJE!-s.
Muhamet H Bytyqi nuk i ka faj NISMË-s që ka keqqeverisur me Malishevën. Kriminelët do të mbajnë përgjegjësi para drejtësisë për çdo krim që kanë kryer, përfshirë ato ndaj aktivistëve tanë.












