Molliqaj – Sherifit: Keni ndërtuar autostrada për të vjedhur për vete

Molliqaj – Sherifit: Keni ndërtuar autostrada për të vjedhur për vete

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi janë përplasur në seancën e sotme parlamentare. Fillimisht, Sherifi iu drejtua VV-së duke thënë se të jësh për bashkim kombëtar e të ja vësh lapsin se sa ka kushtuar një autostradë është hipokrizi. “Sepse projektet e mëdha kombëtare natyrisht se kushtojnë. Shumë […]

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi janë përplasur në seancën e sotme parlamentare.

Fillimisht, Sherifi iu drejtua VV-së duke thënë se të jësh për bashkim kombëtar e të ja vësh lapsin se sa ka kushtuar një autostradë është hipokrizi.

“Sepse projektet e mëdha kombëtare natyrisht se kushtojnë. Shumë gjenerata e kanë fituar me gjak. E tash të ja fusësh lapsin se sa ka kushtuar ajo nuk është bash korrekte”, ka thënë Sherifi.

E për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.

“Është e vërtetë që çështjet që kanë interes kombëtar kurrë nuk janë me laps. Se me bo me i hi lapsi plot sene nuk bëhen. Por, kjo autostradë nuk ka përfundu në Prishtinë por në Merdar, edhe ajo nuk është problem i madh në vetvete, por se di a e din që në këtë autostradë kamionët e Serbisë për Shqipëri janë rritë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se nëse pjesës së kombit nuk ia shtin edhe ekonominë ka rrezik me i bë dëm kombit.

“Mendoj që deri tash çfarë kemi bë me këtë autostradë ia kemi bërë një dëm të madh kombit. Sepse produktet e Serbisë e kanë vërshuar edhe Shqipërinë dhe ajo po bëhet faktor rajoni në aspektin ekonomik. Kështu që i keni bërë nder Serbisë me këtë punë”, u shpreh Molliqaj.

Molliqaj ia ka përmendur atij edhe keqpërdorimet që i ka bërë ish-partia e tij PDK.

“Atëherë ke qenë në PDK, e tash je në NISMË por je bashkë me PDK-në dhe ju të PDK-së keni vjedh edhe në shtatore të dëshmorëve. Pra, diçka që ka qenë shumë kombëtare nuk keni pritu me vjedh. Autostrada për të cilën po flasin shumë mirë që është ndërtu por është dashtë me ia bashkangjithë edhe ekonominë. Është e pafalshme dhe e papranueshme që trefishin e çmimit të tregut e keni paguar për këtë autostradë. Ai trefishi, njëfish është dashtë të paguhet e dyfishi tjetër është ndarë në përqindje. E ka aty nejrëz që kanë marrë përqindje. E kësaj ja keni shti lapsin, por për veti e as për kombin as për shoqërinë”, tha Molliqaj

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?