Molliqaj me kritika të ashpra për buxhetin: 7 vite investime në autostrada, cilat janë përfitimet?

Molliqaj me kritika të ashpra për buxhetin: 7 vite investime në autostrada, cilat janë përfitimet?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kritikuar Qeverinë për vonimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017. Ai në foltoren e Kuvendit theksoi se Vetëvendosje nuk mund ta mbështesë një buxhet që paguan dëme të aferave të mëhershme korruptive dhe paguan fushata të […]

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kritikuar Qeverinë për vonimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017.

Ai në foltoren e Kuvendit theksoi se Vetëvendosje nuk mund ta mbështesë një buxhet që paguan dëme të aferave të mëhershme korruptive dhe paguan fushata të partive politike.

“Ky buxhet po paguan dëme për shkak të aferave korruptive, po paguan fushata të partive politike dhe për këtë arsye ne asnjëherë nuk jemi të gatshëm me mbështet”, tha Molliqaj, raporton Periskopi.

Po ashtu, deputeti kritikoi edhe LDK-në, e cila sa ishte në qeveri potenconte shpesh dhe qartë se buxheti i vitit 2017 do të jetë 2 miliardë euro, ndërsa tash e thotë të kundërtën.

“I njëjti subjekt ka thënë se buxheti i Kosovës ka qenë 2 miliardë euro dhe i njëjti subjekt politik tash thotë se nuk është 2 miliardë euro.”, tha ai.

Molliqaj tha se dëmi i madh i buxhetit është shkaktuar me investimet kapitale.

“Dëmi më i madh është bërë në investimet kapitale. Kemi një dëmtim të potencialit ekonomik në Kosovë. Cilat janë përfitimet për 7 vite investime në autostrada? Cili është impakti ekonomik?”, pyeti Molliqj.

Ai tha se Rruga e Kombit, një investim i madh kapital, nuk përdoret as përafërsisht në kapacitetet e plota.

“Në Rrugën e Kombit, përdoret vetëm 1/3 e kapacitetit të saj. Pra, 2/3 nuk janë duke u shfrytëzu”, tha Molliqaj. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?