Moderatorja seksi shqiptare flet për të dashurin: Ja sa më gjuajnë futbollistët

Moderatorja seksi shqiptare flet për të dashurin: Ja sa më gjuajnë futbollistët

Ju e besoni që Ilda Bejleri aq seksi sa është, ka mbetur beqare prej shumë vitesh?! Po ç’thotë vetë bukuroshja e sportit shqiptar kur e pyesin për dashurinë? Ju ftojmë ta lexoni më poshtë ku veç të tjerash. Ilda zbulon detaje për futbollistët që e gjuajnë, buqetat me lule që i shkojnë në redaksi, propozimet […]

Po ç’thotë vetë bukuroshja e sportit shqiptar kur e pyesin për dashurinë? Ju ftojmë ta lexoni më poshtë ku veç të tjerash.

Ilda zbulon detaje për futbollistët që e gjuajnë, buqetat me lule që i shkojnë në redaksi, propozimet e çmendura në mesazhet e Instagramit dhe arsyen se përse shqiptarët e pëlqejnë aq shumë. Më të drejtë ajo pranon: “Jam origjinale dhe dukem seksi edhe me xhaketë!”

Ilda prej më shumë se një muaji ka nisur sezoni i ri televiziv, para të cilit pamë se ti kalove një verë të bukur me pushime, udhëtime… Ishte i vështirë rikthimi në punë?

Të them të drejtën ishte pak, por menjëherë e gjej ritmin pasi u bënë shumë vite që bëj këtë gjë. Thjesht trupit i duhen disa ditë të marrë veten, sepse pushimet janë sa të bukura aq edhe të çrregullta (buzëqesh). E nisa sezonin e ri me emisionin “Zona gol”, një program në fundjavë i cili mendoj që më përshtatet shumë dhe mbi të gjitha është pritur shumë mirë dhe nga shikuesit e “Supersport”.

Je një nga gazetaret më të suksesshme të sportit. Si mendon, pse u pëlqen kaq shumë njerëzve?

Faleminderit! (qesh) Mendoj nga fakti që jam origjinale, jam e njëjta si në ekran ashtu edhe në jeten e përditshme.

Ndërkohë çdo vit në tregun mediatik shtohen figura të reja, vajzash të bukura e të talentuara. Ke bërë një plan për të mbajtur suksesin që ke sa më gjatë?

Nuk bëj plane asnjëherë. Suksesi im është i imi dhe kështu do mbetet. Sado talente të ketë besoj që gjithkush ka audiencën e vet. Ndihem shumë e sigurtë për atë figurë që unë kam krijuar dhe për profesionin që kam zgjedhur.

Nga 1-10, sa të gjuajnë futbollistët?

Hahahah shhhht!

Ka ndodhur deri tani që ndonjëri është “marrosur” pas teje duke këmbëngulur për të pasur diçka më shumë?

Po ua le juve ta gjykoni, dhe imagjinoni…

A kanë ardhur shpesh buqeta për ty në redaksinë e “Supersport”?

Kane ardhur por nuk i kam bërë asnjëherë publike. Buqetat janë gjithmonë të bukura! Muaj më parë, pamë një angazhim ndryshe tëndin si aktore.

Ke plane të tjera në këtë fushë?

Shumë shpejt do e prezantojmë dhe filmin e ri. Mendoj të shijoj atë eksperiencë të bukur që pata mundësinë të përjetoj me aktorë shumë të njohur në Itali, sepse për të thënë të vërtetën ishte diçka fantastike. Hera e parë për mua në një shesh xhirimi, ishte e paharrueshme.

Të kemi parë të raportosh nga stadiumi me veshje shumë seksi. Pse kjo zgjedhje? Është dikush që kujdeset për imazhin tënd?

Mendoj që nuk kanë qenë aq seksi sepse pothuajse gjithmonë kam patur një xhaketë të veshur. Po me sa duket unë edhe me xhaketë dukem seksi… Gjë e mirë, apo jo? (buzëqesh)

Sukses ke dhe në Instagram e kushedi sa mesazhe private merr… I lexon të gjitha? Do na e thuash propozimin më të “çmendur” që ke marrë?

Ështe diçka shumë e bukur të kesh tërë ata njerëz që të ndjekin dhe realisht ndihem shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë fakt. I lexoj pothuajse të gjitha mesazhet në Instagram, në Facebook pak më pak. Propozime dhe fjali ka nga më të ndryshmet dhe ka shumë që mund t’i konsideroj propozime të çmendura. Por ato që më bëjnë çudi janë kur disa nga ndjekësit shkruajnë shumë gjatë në Instagram dhe pa pushim.

Prej vitesh tashmë nuk dimë konkretisht asnjë histori dashurie të Ilda Bejlerit. Na rezulton pak e vështirë të besojmë që një vajzë kaq e bukur të jetë vetëm. Do na zbulosh ndonjë sekret?

(qesh) Edhe mua më duket e vështirë ta besoj…

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya