MMPH dhe kompanitë anëtare të OEA me projekte të përbashkëta mjedisore

MMPH dhe kompanitë anëtare të OEA me projekte të përbashkëta mjedisore

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim kompanitë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Ministrja Reshitaj me këtë rast prezantoi prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, […]

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim kompanitë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ministrja Reshitaj me këtë rast prezantoi prioritet e ministrisë që drejton, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së mjedisit, menaxhimi i duhur i mbeturinave, rregullimi shtretërve të lumenjve, mbrojtja e burimeve ujore etj.

“Futja në përdorim e veturave elektrike dhe hibride, ndërtimi i vendeve specifike për mbushjen e këtyre veturave, promovimi  dhe mundësitë e krijimit të lehtësirave bankare për qytetaret që blejnë vetura të tilla, heqja e taksës ekologjike për këto vetura do të ishin progres në implementimin e kërkesave evropiane dhe të një ekonomie të gjelbër dhe miqësore për mjedisin. Projekte të tilla mjedisore janë lehtë të realizueshme, vetëm që duhet t’iu hapet rruga dhe të kemi vullnetin e përbashkët për bashkëpunim”, tha Reshitaj.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre që lidhen me politikat mjedisore duke u nisur nga përdorimi i veturave elektrike dhe hibride, investimi në krijimin e zonave të gjelbra, e projekte të ngjashme.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, shprehu gatishmërinë e tij dhe të bizneseve-anëtare të kësaj ode për të kontribuar në krijimin e një mjedisi sa ma të pastër.

Pjesëmarrësit u dakorduan për realizimin e projekteve të përbashkëta që do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?