Mjeti shpërthyes në autobusin me serbë që po vinte në Kosovë, mësohen detaje të reja

Autobusi nga Serbia, në të cilin Policia e Kosovës ka hasur një mjet shpërthyes, në pikën kufitare Jarinje po barte udhëtarë serbë, shtetas të Kosovës. Udhëtarët e këtij autobusi bilanci i tyre është 56 serbë në statusin e refugjatit, po udhëtonin në Kosovë për të kryer obligimin e tyre qytetarë në zgjedhjet lokale të cila […]
Udhëtarët e këtij autobusi bilanci i tyre është 56 serbë në statusin e refugjatit, po udhëtonin në Kosovë për të kryer obligimin e tyre qytetarë në zgjedhjet lokale të cila mbahen sot.
Policia ka konfirmuar se janë arrestuar shoferi i autobusit bashkë me dy shoqëruesit e tij.
Janë gjetur një granadë dore dhe po dyshohet se një paketë me mjete shpërthyese është në autobus, por ende nuk dihet se çka përmban.
Policia ka thirrur ndihmat për të verifikuar.
Klan Kosova raportoi qysh në mëngjes për autobusët me serbët nga Kosova por që kanë statusin e tyre të refugjatit në Serbi por që ishin nisur për të votuar.












