Mjeku që operoi ish-presidentin Sejdiu flet për gjendjen e tij

Mjeku që operoi ish-presidentin Sejdiu flet për gjendjen e tij

Presidenti Sejdiu një ditë më parë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas disa shtrëngimeve në zemër që kishte pasur. Dhembjet në gjoks, shtrëngimet, e plogështia, ishin simptomat të cilat kanë bërë që ish- Presidentit, Sejdiu t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjike, të mërkurën, në sallat e Spitalit Amerikan në Prishtinë. Detaje rreth operimit ka dhënë mjeku kryesor […]

Presidenti Sejdiu një ditë më parë ka kërkuar ndihmë mjekësore pas disa shtrëngimeve në zemër që kishte pasur. Dhembjet në gjoks, shtrëngimet, e plogështia, ishin simptomat të cilat kanë bërë që ish- Presidentit, Sejdiu t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjike, të mërkurën, në sallat e Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Detaje rreth operimit ka dhënë mjeku kryesor i cili e ka bërë operimin e Fatmir Sejdiut.

Doktori, i Kirurgjisë Kardio-Torakale në Spitalin Amerikan, Besnik Kojiçiçi, thotë se operacioni ka shkuar mirë dhe se gjendja e ish Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është stabile.

“Zoti Sejdiu ka pasur një sëmundje koronare me ato shqetësimet që i ka secili pacient me sëmundje të tilla. Dhembje në gjoks, shtrëngime, plogështi. Është bërë diagnostikimi me sëmundje koronare dhe intervenimin e kemi bërë dje”, ka thënë ai për Express.

Tutje doktor, Kojiçiçi tregon se Sejdiut i janë vënë disa disa “by-passa”.

“Pa probleme i kemi bërë “by-pass”, është ekstubu. Tash është mirë, sot ka lëvizë, ka ec, gjendja e tij është e mirë. Deri tash unë si operues, jam i kënaqur me ecurinë e operacionit. Për momentin është në animacion duke qëndruar.”, shpjegon tutje doktori që e ka operuar ish presidentin Sejdiu.

E ndërkohë Fatmir Sejdiu, do të qëndrojë një javë në klinikën e Kardiologjisë në Spitalin Amerikan.

Ish –Presidenti Sejdiu ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.

Nga pozicioni i Presidentit të Kosovës, Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin në Vjenë, të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar, e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?