Ministri i drejtësisë i thur lavde vetes: Unë jam meritori që…

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendin e Kosovës, ka lavdëruar punët e tij të deritashme në këtë pozitë. “Dekretimi i gjyqtarëve serbë është bërë në përputhje të plotë me legjislacionin e Kosovës. Prej se jam emëruar ministër i drejtësisë kemi mbajtur takime të rregullta me akterët e drejtësisë […]
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendin e Kosovës, ka lavdëruar punët e tij të deritashme në këtë pozitë.
“Dekretimi i gjyqtarëve serbë është bërë në përputhje të plotë me legjislacionin e Kosovës. Prej se jam emëruar ministër i drejtësisë kemi mbajtur takime të rregullta me akterët e drejtësisë në veri”, ka thënë Tahiri, shkruan Periskopin.
“Nga dje shtrirja e sovranitetit në termin juridik, ka ndodh. Jam jashtëzakonisht i nderuar që qysh në fillim të mandatit tim, jam marrë me një çështje jetike jam marrë me funksionalizimin e drejtësisë në veri”, ka thënë Tahiri/Periskopi/












