Ministri i Arsimit viziton fakultetin që u kaplua nga flaka

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka dalë sot pasdite në vendngjarje, ku është kapluar nga zjarri një pjesë e madhe e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ministri Bytyqi ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në këtë objekt, i cili frekuentohet […]
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka dalë sot pasdite në vendngjarje, ku është kapluar nga zjarri një pjesë e madhe e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ministri Bytyqi ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në këtë objekt, i cili frekuentohet çdo ditë nga qindra studentë, ndërsa ka kërkuar që sa më shpejt të mësohen shkaqet e këtij dëmi që i është bërë universitetit më të madh publik në vend.
“Akoma nuk është saktësuar se si ka ardhur deri tek kjo situatë megjithatë beso që shuam shpejto të kemi informacione nga personat kompetentë. Së pari jem të interesuar të dimë shkaqet se pse ka ardhur deri tek kjo pastaj normalisht se duhet ta vlerësojmë edhe dëmin që ka shkaktuar fakultetit. E mira është që sipas informacionit që po na jep dekani është që nuk ka ndodhur ndonjë dëm brenda objekteve gjithçka është jashtë objekteve. Kjo është diçka më e lehtë se sa besuam ne”., tha Bytyqi.













