Milaim Zeka tenton ta përmirësoj imazhin, publikon video skandaloze përmes një portali nga Drenasi (Video)

Milaim Zeka tenton ta përmirësoj imazhin, publikon video skandaloze përmes një portali nga Drenasi (Video)

Një portal i quajtur “DrenicaSot” pretendon se ka gjetur një audioincizim ku kinse deputeti Milaim Zeka flet me të dashurën e Ilir Krasniqit, me të cilin Zeka ka bashkëpunuar në hapjen e një agjencie dhe përmes së cilës dyshohet se kanë mashtruar mbi 900 qytetarë me viza të rrejshme pune në Gjermani. Në artikullin e […]

Një portal i quajtur “DrenicaSot” pretendon se ka gjetur një audioincizim ku kinse deputeti Milaim Zeka flet me të dashurën e Ilir Krasniqit, me të cilin Zeka ka bashkëpunuar në hapjen e një agjencie dhe përmes së cilës dyshohet se kanë mashtruar mbi 900 qytetarë me viza të rrejshme pune në Gjermani.

Në artikullin e publikuar e me dhjetëra gabime drejtshkrimore, është marrë edhe një prononcim i Zekës, i cili thotë se hulumtimet e Insajderit për këtë rast janë publikuar sepse drejtuesit e Gazetës Online, sipas tij, kanë çështje të hapura personale me të, shkruan Periskopi.

Megjithatë, në videon e publikuar nuk vërtetohet asgjë, ku Zeka dëgjohet duke iu ankuar kinse të dashurës së Krasniqit për mashtrimin e qytetarëve.  Aty nuk dëgjohet duke folur askush përpos Zekës dhe e tëra ngjan në një incizim të rëndomtë, që mund të realizohet në secilën kohë dhe rrethanë.

“Fukaraja kanë lyp pare borxh…. e t’i me ua hagër paret”, dëgjohet zëri i Zekës në videon 11-sekondëshe. Asgjë nuk dëgjohet më shumë dhe e dashura e Krasniqit që do duhej të ishte pjesë e bisedës, nuk shfaqet në asnjë moment të videos.

Nuk dihet se cila është afërsia e Zekës me këtë portal dhe as se kush janë drejtuesit e potalit.

Sot Periskopi raportoi edhe për uzurpimin e një banesë që Zeka e kishte bërë në vitin 2001.

/Periskopi/

 

 

 

Të fundit
Të ngjashme