Milaim Zeka tenton ta paraqes sulmin si të përgatitur, por zihet ngushtë nga Arian Çani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka folur në emisionin “Zona e Lirë” për përleshjen që ka pasur me deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, shkruan Periskopi. Moderatori Arian Çani e ka thirrur në telefon live në emision drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun, ku edhe ndodhi rrahja. […]
Moderatori Arian Çani e ka thirrur në telefon live në emision drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun, ku edhe ndodhi rrahja.
“Kushtrimi e ka motrën ministre në AKR. Edhe Gjyshi i Kushtrimit ka qenë mik i Milaim Zekës. S’ka asnjë arsye për një gjë të tillë”, ka thënë Baton Haxhiu në lidhje të drejtpërdrejtë.
Deputeti Milaim Zeka është përpjekur që ta paraqes si të përgatitur nga Vetëvendosja rrahjen që ndodhi në emision, por ai është zënë ngushtë nga drejtuesi i emisionit, i cili vazhdimisht e ka pyetur atë se a ka lidhje moderatori i Klan Kosovës me deputetin e Vetëvendosjes e të tjera pyetje. /Periskopi












