Mihrije Braha e Naim Abazi të ftuar në televizionin nacional për të komentuar procesin zgjedhor (Foto)

Sot në gjithë territorin e Kosovës po mbahen zgjedhjet komunale, ku procesi i votimit ka nisur qysh prej orës 07:00. Televizionet nacionale kanë zgjedhur që të mbajnë lidhje direkte me shikuesit për t’i informuar për më të rejat në terren. Ndonëse shumica e praktikojnë që të marrin edhe komentues profesionalë të asaj fushe, në KTV […]
Televizionet nacionale kanë zgjedhur që të mbajnë lidhje direkte me shikuesit për t’i informuar për më të rejat në terren.
Ndonëse shumica e praktikojnë që të marrin edhe komentues profesionalë të asaj fushe, në KTV ka minuta të tërë që procesin zgjedhor po e komentojnë artistët Naim Abazi, Mihrije Braha e Leze Qena.
Madje Mihrije Braha u bën thirrje partive politike që ‘të kenë kujdes se kënd po e fusin në listë për ta votuar dhe të kenë pozitivitet, sepse po marrin vetëm negativitet’’.
Kurse Naim Abazi e dha këtë deklaratë: Bej apel apo agjitacion te masa me dale me votu. E ardhmja varet shume nga e kaluara dhe nga e tashmja andaj per hir te femijeve tone duhet te votojme. Ka nje trend, ka nje mode ne kete shoqeri, qe thote nuk mundesh me ma ndrru mendimin mu, por kjo eshte ceshtje e kualitetit apo e vleresimit./Periskopi/

















