Mësohen motivet e vrasjes në Mynnih, ku mbetën edhe 3 viktima shqiptare

Mësohen motivet e vrasjes në Mynnih, ku mbetën edhe 3 viktima shqiptare

David S. Me origjinë iraniane vrau nëntë vetë, përfshirë 3 shqiptarë, në një qendër tregtare në Mynih vitin e kaluar, përpara se të vriste veten. Autoritetet nuk besonin se sulmi kishte motive ideologjike, por të dhëna të reja e kundërshtojnë këtë. Vitin e kaluar, më 25 korrik të rinjët nga Kosova Armela Segashi, Dijamant Zabërgja […]

David S. Me origjinë iraniane vrau nëntë vetë, përfshirë 3 shqiptarë, në një qendër tregtare në Mynih vitin e kaluar, përpara se të vriste veten. Autoritetet nuk besonin se sulmi kishte motive ideologjike, por të dhëna të reja e kundërshtojnë këtë.

Vitin e kaluar, më 25 korrik të rinjët nga Kosova Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabinë Sulaj, kishin mbetur të vrarë në një qendër tregtare të Munihut, ku banojnë shumë imigrantë. Gjithsej në këtë sulm kishin mbetur të vrarë 9 persona dhe mbi 25 të plagosur.

Në mesin e të plagosurve ishin edhe dy kosovarë tjerë, Lumnije Azemi dhe një 14 vjeçar me inicialet B.A., të dy me vendbanim në Gjermani.

Dëshmitarët thanë se autori i sulmit, një 18-vjeçar iraniano-gjerman, i lindur në Gjermani, qëlloi me armë, me sharje kundër imigrantëve.

Në dallim nga rezultatet e punës së policisë, një panel ekspertësh i angazhuar nga qyteti i Mynihut arriti në përfundimin se David S. ka qenë i motivuar nga ideologji ekstremiste e djathtë, kur hapi zjarr dhe vrau nëntë vetë në një qendër tregtare në Bavari, shkruan DW.

Autoritetet vitin e kaluar e kategorizuan incidentin më tepër si tërbim, se sa një sulm i qëllimshëm. Zyra e prokurorit publik shkroi se “nuk mund të supozohet se krimi kishte motive politike”, kurse Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e përshkroi David S. si një “hakmarrës të sëmurë psiqik”, por jo “luftëtar terrorist”.

Por, një panel ekspertësh të shkencave sociale i tha gazetës Süddeutsche Zeitung të martën se hetuesit zyrtarë i patën nënvlerësuar motivet raciste, dhe veçanërisht kundër migrantëve, duke mos mbajtur parasysh as që dorasi e kishte planifikuar me imtësi sulmin.

Migrantët ishin objektivi

Të nëntë personat që u vranë në sulmin e tij qenë migrantë. Në një kohë që David S. nuk i njihte personalisht viktimat, e dinte se do të ndeshej me persona me origjinë migranti në qendrën tregtare të Mynihut, thanë ekspertët.

Ekspertët gjetën edhe që David S. kishte shkruar një si manifest, në të cilin ai betohej se do të ekzekutonte “qënie inferiore të huaja” për të mbrojtur Gjermaninë nga “infiltrimi i huaj”.

Koha e sulmit qe e rëndësishme për të krijuar lidhjen me ekstremin e djathtë. David S. i kreu vrasjet në përvjetorin e vrasjes në vitin 2011 të 77 vetëve, kryesisht fëmijë, nga ekstremisti i djathtë Anders Behring Breivik.

Paneli arriti në përfundimin se origjina iraniane e David S. nuk i kish ndaluar te ai ndjenjat raciste ndaj migrantëve. Në fakt, dukej se dorasi donte ta tregonte veten si “gjerman të vërtetë”, duke degraduar dhe vrarë gjermanë jo etnikë. Të dhënat e panelit pritet të ekspozohen në bashkinë e Mynihut të premten.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?