Mesazhi që Hoyt Yee ua tha udhëheqësve të institucioneve në Kosovë

Mesazhi që Hoyt Yee ua tha udhëheqësve të institucioneve në Kosovë

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përgjegjës për çështje evropiane dhe euro-aziatike, po viziton Kosovën. Ai ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli ka […]

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përgjegjës për çështje evropiane dhe euro-aziatike, po viziton Kosovën.

Ai ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në komunikatën e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se kryetari i këtij institucioni, Kadri Veseli ka biseduar me diplomatin amerikan për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatë.

“Nga ana e tij, Hoyt Brian Yee theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka”, thuhet në komunikatë.​

Zyrtari amerikan do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë në Kosovë.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të Shteteve të Bashkuara që nga zgjedhja e institucioneve të reja qendrore të Kosovës, përkatësisht Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit.

Para se të vijë në Prishtinë, Hoyt Brian Yee ka qëndruar edhe në Beograd. Atje, ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidentit të Serbisë, thuhet se Yee ka shprehur brengosjen e tij për shkak të perceptimit se Serbia me një këmbë është e orientuar kah BE-ja e me tjetrën kah Rusia, duke shfaqur shqetësimin për shkak të ndikimit rus në rajon.

Diplomati amerikan kishte potencuar se përparimet e Serbisë në fushën e të drejtave të njeriut, lirisë së medieve dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, janë vendimtare në rrugën e Serbisë për anëtarësim në BE.

Ai u ka kërkuar sërish autoriteteve të Serbisë të zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi në vitin 1999 dhe djegien e ambasadës së SHBA-së, në Beograd në vitin 2008.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?