Mesazhi i qartë i BE’së për Kosovën: Pa e luftuar korrupsionin nuk ka liberalizim vizash

Mesazhi i qartë i BE’së për Kosovën: Pa e luftuar korrupsionin nuk ka liberalizim vizash

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Kosovën ashtu si për vendet tjera të rajonit, mirëpo duhet të përfundojnë sa më shpejt reformat të cilat janë të parapara për këtë proces. Kështu tha sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, […]

Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Kosovën ashtu si për vendet tjera të rajonit, mirëpo duhet të përfundojnë sa më shpejt reformat të cilat janë të parapara për këtë proces. Kështu tha sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, në një konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Periskopi.

“Jam e lumtur të jem sot në Kosovë. Mesazhi im është shumë i qartë, Kosova është Europë dhe e ardhmja e Kosovës është në Europë. Rekomandoj që të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm në këtë rrugë.  Agjenda europiane është e mbushur me një seri reformash të cilat duhet të përmbushen. Sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit janë disa nga këto reforma që duhet të kryhen sa më shpejt”,  tha Shmid, shkruan Periskopi.

Ndërkaq kryeministri Haradinaj, ka thënë se mesazhi të cilin ia dha zyrtares së lartë të BE’së është se Kosova është e përkushtuar të përmbushë kriteret për rrugën drejt BE’së, me të cilave janë edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Dinamika e Kosovës me BE’në po intensifikohet. Edhe takimi i sotëm vërteton rëndësinë e kësaj dinamike por është shtyrje për punë më intensive, zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën, gjë që fokusohet në reformat e përgjithshme, forcimin e rendit dhe ligjit, luftën ndaj korrupsionit, reformën ekonomike që kemi si detyrë të përbashkët të dakordume. Interesimi i BE’së është më shumë se sa rajonal edhe për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Më pas, Schmid, ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për Kosovën dhe përmbushja e kritereve për këtë proces. Një nga çështjet kyqe në këtë proces është edhe zgjidhja e çështjes së shënjimit të kufirit me Malin e Zi, por natyrisht një kriter shumë i rëndësishëm është luftimi i korrupsionit”, ka thënë Schmid./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?