Merret vendimi për Enver Sekiraqën

Merret vendimi për Enver Sekiraqën

Gjykata e Apelit vendosi që Enver Sekiraqës t’i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj. Kështu ka vendosur ka vendosur kolegji i gjyqtarëve të Apelit, konfirmoi zëdhdnësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari. Sipas Jasharit, është zgjatur masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa, i cili ishte arrestuar me urdhër të Gjykates së Apelit më 20 […]

Gjykata e Apelit vendosi që Enver Sekiraqës t’i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj.

Kështu ka vendosur ka vendosur kolegji i gjyqtarëve të Apelit, konfirmoi zëdhdnësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.

Sipas Jasharit, është zgjatur masa e paraburgimit ndaj të pandehurit Enver Sekiraqa, i cili ishte arrestuar me urdhër të Gjykates së Apelit më 20 tetor, pak më shumë se 24 orë pasi ishte lënë në arrest shtëpiak nga e njëjta gjykatë.

“Masa e paraburgimit do të shqyrtohet në pajtim me Nenin 193, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, nga gjykata e shkallës së parë, me rastin e rigjykimit të kësaj çështje. Palët në procedurë do te njoftohen në mënyrë të rregullt”, tha zëdhdnësi Jashari.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Gjykata e Apelit është duke e trajtuar çështjen Sekiraqa në shkallë të dytë.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar pas disa vitesh në EULEX.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” pak para dorëzimit në EULEX, Sekiraqa kishte përmendur disa prej strukturave të UÇK-së.

Prokurori i EULEX-it Andreë Carney në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” e kishte quajtur Sekiraqën njeriun e fuqishëm të Prishtinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?