Memli Krasniqi i trajton si pronë qytetarët që e votuan PDK-në: Ata nuk e mbështesin Shpend Ahmetin

Memli Krasniqi i trajton si pronë qytetarët që e votuan PDK-në: Ata nuk e mbështesin Shpend Ahmetin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar shefit të GP të VV, Glauk Konjufca në një emision, duke i thënë se votuesit e PDK-së nuk do ta mbështesin më Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës. Edhe pse qytetarët janë të lirë të vendosin se cilin kandidat duan ta votojnë, Krasniqi, duke […]

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar shefit të GP të VV, Glauk Konjufca në një emision, duke i thënë se votuesit e PDK-së nuk do ta mbështesin më Shpend Ahmetin për kryetar të Prishtinës.

Edhe pse qytetarët janë të lirë të vendosin se cilin kandidat duan ta votojnë, Krasniqi, duke i konsideruar ata si pronë absolute e PDK-së, tha se votuesit e PDK-së nuk do ta votojnë më Shpend Ahmetin, “pasi që ata janë demonizuar mjaftueshëm nga Lëvizja Vetëvendosje” dhe se ky është vendim i partisë, shkruan Periskopi.

Sipas Krasniqit, PDK-ja e ka mbështetur VV-në në zgjedhjet e vitit 2013, kur Ahmeti kishte shkuar në balotazh me Isa Mustafën, duke e rrëzuar atë nga ulësja e kryetarit të Prishtinës. Madje, në TV Dukagjini, ai tha se PDK kishte marrë vendim politik për ta mbështetur Shpend Ahmetin.

“PDK kishte marrë vendim që ta mbështesë Shpend Ahmetin për ta rrëzuar Isa Mustafën”, tha Krasniqi.

Por, kryetari i PDK-së në atë kohë, Hashim Thaçi, tash President i Kosovës, kishte thënë se për PDK-në nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë se kush do t’i fitonte ato zgjedhje.

“Hoxhë Alia, Ali Hoxha”, kishte thënë Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Krasniqi është shprehur i bindur se PDK-ja është partia që vendos se cili prej kandidatëve, Ahmeti e Abrashi, do të jetë kryetar i Prishtinës, përkundër se partia e tij ka shënuar tkurrjen më të madhe në këtë komunë. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?