Memli Krasniqi: PDK vendos për kryetarin e Prishtinës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK do të jetë vendimtare se kush do të udhëheq me Komunën e Prishtinës, pas balotazhit mes Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes e Arban Abrashit të LDK’së. Partia për të cilën Memli Krasniqi thotë se do të ketë rol vendimtar në Prishtinë, në zgjedhjet e […]
Krasniqi ka thënë se ende nuk kanë vendosur se me kënd do të bëjnë koalicione, por sipas tij kjo gjë do të varet nga lëvizjet që bëhen edhe në komunat e tjera.
“PDK është vendimtare kush do të udhëheq me Prishtinën. Strukturat e PDK’së e kanë ndihmu Shoend Ahmetin për me përmbyll qeverisjen e LDK’së në Prishtinë. Ne po flasim për dhjetë mijë vota të PDK’së. Nuk kemi vendosur për koalicione. Do të varet nga lëvizjet që bëhen edhe në komunat tjera”, ka thënë tutje Krasniqi.
Ai ka shtuar se cilësia e jetës në Prishtinë është larg asaj që e meritojnë qytetarët.
“E dimë sa e kemi jetën mirë në Prishtinë. 45 minuta nga Emshiri deri tek 1 tetori. Cilësia e jetës në Prishtinë është larg asaj që duhet të jetë për qytetarët. Shumë projekte janë realizuar nga buxheti i Qeverisë”, tha në fund Krasniqi./Periskopi












