Mbyllet seanca, Enver Sekiraqa kërkon falje

Mbyllet seanca, Enver Sekiraqa kërkon falje

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, ky i fundit sot në Apel ka pranuar se ka shkelur ndalesat e vendimit për arrest shtëpiak ndaj tij, madje kërkoi falje dhe tha se nuk ka qenë në dijeni për ato ndalesa. Por, gjyqtarja e EULEX-it ka mbyllur seancën pasi ka thënë se […]

Enver Sekiraqa u lirua nga paraburgimi ditë më parë dhe kaloi në arrest shtëpiak, e një ditë pas ai sërish u dërgua në paraburgim. Arsyeja e kthimit të tij në paraburgim ishte sepse kishte thyer rregullat e masës së arrestit shtëpiak, kështu pasi u takua me persona të tjerë, pos familjarëve të tij.

Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi në seancën e sotme, u arsyetua se ajo ka marrë me vonesë vendimin e Gjykatës së Apelit për lirimin në arrest shtëpiak të Sekiraqës, ku përmendeshin edhe ndalesat në fjalë ndaj të dënuarit.

Sipas saj, vendimi është marrë një ditë pasi është liruar klienti i saj dhe veçse fotografitë ishin shpërndarë në facebook.

Megjithatë, gjyqtarja e EULEX-it e ka përfunduar pa vendim seancën dëgjimore në Apel për caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës.

E vet i dënuari, Sekiraqa, ka pranuar para trupit gjykues se ka shkelur ndalesat e vendimit për arrest shtëpiak ndaj tij dhe madje ka kërkuar falje, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për ato ndalesa, se nuk i lejohet të takojë apo komunikojë me persona tjerë përveç atyre me të cilët banon.

Gjyqtarja e EULEX’it ka thënë sot se i duhet ende kohë para se të marrë vendimin për caktimin e masës ndaj Sekiraqës, pasi në seancë nga Prokurori dhe mbrojtja janë paraqitur argumente të reja të cilat duhet analizuar para nxjerrjes së vendimit.

E prokurori kishte kërkuar paraburgimin e Enver Sekiraqës, pasi sipas tij, lënia e tij në liri përbën rrezik për veprimtari kriminale dhe arratisje./Express/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?