Mbreti i Arabisë Saudite synon ta ndryshojë Islamin: Heqim dorë nga ekstremizmi, duam islam të moderuar

Gjatë një konference për investimet, Mbreti i Arabisë Saudite Mohammad bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka premtuar se vendi i tij “do të rikthehet në Islamin e mëhershëm, të moderuar – në Islamin e hapur”. Al Saud njoftimin e ka bërë të ditur në margjinat e konferencës “Iniciativa për Investime në të Ardhmen”, në […]
Gjatë një konference për investimet, Mbreti i Arabisë Saudite Mohammad bin Salman bin Abdulaziz Al Saud ka premtuar se vendi i tij “do të rikthehet në Islamin e mëhershëm, të moderuar – në Islamin e hapur”.
Al Saud njoftimin e ka bërë të ditur në margjinat e konferencës “Iniciativa për Investime në të Ardhmen”, në Riad, shkruan Periskopi.
Mbretëria do të përpiqet po ashtu në luftën kundër ekstremizmit, ka thënë Mbreti.
“Ne nuk do t’i humbim 30 vite të jetëve tona duke u marrë me ide ekstremiste, do t’i shkatërrojmë ato sot”, ka thënë ai në një intervistë.
Mendohet se prapa këtyre ideve qëndron i biri i tij.
Princi Bin Salman, i cili është caktuar si pasues i fronit nga babai i tij, Mbreti Salman më herët gjatë këtij viti, shihet si imazh i asaj që quhet mbretëri moderne.
32-vjeçari është shtytësi kryesor i projektit “Vision 2030”, plani afatgjatë i Arabisë Saudite për t’u pavarësuar nga shitja e naftës – si dhe është i njohur për reformat në burokracinë joefektive të qeverisë. /Periskopi/












