Mbledhja e përbashkët Kosovë – Maqedoni vitin e ardhshëm

Mbledhja e përbashkët Kosovë – Maqedoni vitin e ardhshëm

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në kuadër të këtij takimi të parë zyrtarë, Pacolli dhe Dimitrov, janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës […]

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Në kuadër të këtij takimi të parë zyrtarë, Pacolli dhe Dimitrov, janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mbajnë mbledhjen në mes dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.

Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve euro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.

“Kishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Veç kësaj, më tutje thuhet se propozimet e reja nga Ministri i Jashtëm i Kosovës për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi i një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infrastrukturën, janë mirëpritur nga pala maqedonase, duke shprehur gatishmëri për diskutime të mëtutjeshme dhe koordinimet e nevojshme me ministritë e linjës.

Në margjina të takimit Ministri i Jashtëm Pacolli ka përshëndetur bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i dhënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike, që bashkëjetojnë në shtetin e Maqedonisë.

Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë dhe të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?