I mbijetuari rrëfen për vrasjen e civilëve në Qyshk

I mbijetuari rrëfen për vrasjen e civilëve në Qyshk

Një dëshmitar nga Kosova dëshmoi në një gjykatë në Beograd për djegien e shtëpive dhe trupat e civilëve të vrarë në masakrën e kryer në fshatin Qyshk, në maj 1999. Dëshmitari Mustafa Hisvukaj tha në Gjykatën Speciale të Beogradit të enjten se si qe dëshmitar i asaj që ndodhi pas masakrës së forcave serbe ndaj […]

Një dëshmitar nga Kosova dëshmoi në një gjykatë në Beograd për djegien e shtëpive dhe trupat e civilëve të vrarë në masakrën e kryer në fshatin Qyshk, në maj 1999.

Dëshmitari Mustafa Hisvukaj tha në Gjykatën Speciale të Beogradit të enjten se si qe dëshmitar i asaj që ndodhi pas masakrës së forcave serbe ndaj shqiptarëve në fshatin Qyshk në maj të vitit 1999.

Hisvukaj i tha gjykatës se më 14 maj ai u fsheh në barin e gjatë në fshat, ndërsa forcat policore serbe kaluan rastësisht aty dhe përfundimisht hynë në një shtëpi vendase.

“Ndenja atje për një orë, një orë e gjysmë, derisa të shtënat ndaluan. Pas kësaj hyra në ato dhoma dhe pashë trupa të djegur,” tha Hisvukaj.

Ai përshkroi gjetjen e tre banorëve të tjerë të vdekur në oborrin e Ramë Gashit, i cili u vra edhe vetë bashkë me një grup të madh njerëzish të tjerë, tha Hisvukaj.

“Djali i tij erdhi në oborrin ku isha unë dhe tha: ‘Ata më vranë babanë,’” tha ai në gjykatë, duke vënë në dukje se ai nuk i pa vetë vrasjet sepse ishte i fshehur.

Hisvukaj tha se “80 për qind” e shtëpive në Qyshk u dogjën atë ditë, ndërsa forcat serbe konfiskuan disa automjete dhe u morën atyre të gjitha sendet me vlerë.

Një avokat mbrojtës kritikoi dëshminë e tij duke thënë se Hisvukaj po fliste për ngjarje që ai nuk i pa personalisht.

Ai tha gjithashtu se Hisvukaj binte në kundërshtim me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë dhe me faktet e vërtetuara.

Në seancën e mëparshme në mars 2017, dy dëshmitarë shqiptarë të Kosovës rikujtuan se si u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria serbe ka akuzuar 11 ish-anëtarë të Njësisë së 177-të të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte të kryera në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaç dhe Lybeniq në pranverë të vitit 1999.

Grupi u dënua fillimisht në vitin 2014 me 106 vjet burg për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Por gjykata serbe e apelit e rrëzoi vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Që atëherë gjyqi është shoqëruar me vonesa dhe refuzimin e dëshmitarëve për të ardhur në Beograd për të dëshmuar.

Dy nga të pandehurit, Milojko Nikoliq dhe Radoslav Brnoviq, kanë vdekur gjatë gjyqit.

Një nga të pandehurit e tjerë, Dejan Bulatoviq, është i sëmurë dhe çështja kundër tij është ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Një tjetër, Ranko Momiq, është në arrati.

Kjo konsiderohet si një nga çështjet më të mëdha që ka lidhje me krimet e luftës në Kosovë ne gjykatat e Beogradit, me seanca që po zhvillohen tashmë prej gjashtë vjetësh.

Seanca e ardhshme është planifikuar për më 18 dhjetor.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krimet e luftës nisi gjithashtu një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për mosvperim për parandalimin e vrasjeve të shqiptarëve dhe shkatërrim të shtëpive dhe pronave në katër fshatra.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?