Matoshi demanton Daçiqin: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës

Matoshi demanton Daçiqin: Surinami nuk e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës

Qeveria e Kosovës i ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës. Halil Matoshi këshilltari për media nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa E Lirë, se raportet mes shtetit të Surinimat janë të mirë […]

Qeveria e Kosovës i ka përgënjeshtruar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit, Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Halil Matoshi këshilltari për media nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa E Lirë, se raportet mes shtetit të Surinimat janë të mirë dhe nuk ka tërheqje të njohëses ashtu siç pretendohet.

“Në të Drejtën Ndërkombëtare nuk ekziston ç’njohja apo tërheqja e njohjes. Mund të ekzistoj ngrirja e marrëdhënieve përkatësisht tërheqja e stafit diplomatik për çka Surinami nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me Kosovën (ambasadë në Kosovë). Tërheqja është spekulim. Kosova dhe Surinami nuk kanë ngrirje të raporteve dhe se Kosova ka raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj”, tha Matoshi.

Ishte ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ai i cili kishte deklaruar për mediat në Beograd se Qeveria e Surinamit e kishte informuar Serbinë se e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq tha në një konferencë për gazetarë se për këtë është informuar mbrëmë nga ministrja e Jashtme e Surinamit, ndërsa gjatë natës ka arritur edhe njoftimi zyrtar.

Surinami e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 8 qershor, 2016. Ky vend ndodhet në Amerikën Jugore, me sipërfaqe prej 163.820 kilometrash katror dhe ka mbi 550 mijë banorë.

Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 114 shtete.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?