Materiali i ndjeshëm arrin në dy komunat e Mitrovicës

Fletëvotimet dhe kutitë e votimit kanë arritur nëpër shkollat në të gjithë territorin e dy pjesëve të Mitrovicës, njofton Klan Kosova. Për herë të dytë në Kosovën e pasluftës dhe atë të pavarur, në veriun e Kosovës, zgjedhjet lokale do të mbahen sipas procedurave të cilat i përcakton Komisioni Qendror Zgjedhor. Policia ka thënë […]
Fletëvotimet dhe kutitë e votimit kanë arritur nëpër shkollat në të gjithë territorin e dy pjesëve të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
Për herë të dytë në Kosovën e pasluftës dhe atë të pavarur, në veriun e Kosovës, zgjedhjet lokale do të mbahen sipas procedurave të cilat i përcakton Komisioni Qendror Zgjedhor.
Policia ka thënë se ka një plan operativ për të gjithë territorin por paksa më të veçantë për veriun e vendit, përkatësisht për Mitrovicën Veriore, Leposaviçin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.
Mision të veçantë në veri, përpos policisë, do ta ketë edhe OSBE-ja, që do t’i ofrojë ndihmë teknike KQZ-së.












