Masakra në Las Vegas – E dashura e Paddock thotë se nuk kishte dijeni për sulmin

Masakra në Las Vegas – E dashura e Paddock thotë se nuk kishte dijeni për sulmin

Partnerja e Stephen Paddock ka deklaruar për policinë se ajo nuk ishte në dijeni të planeve të partnerit të saj. Të dielën, 64-vjeçari Paddock hapi zjarr në Las Vegas, duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Për policinë është ende mister motivi për këtë akt, ndërkohë që oficerët dyshojnë se Paddock kishte […]

Partnerja e Stephen Paddock ka deklaruar për policinë se ajo nuk ishte në dijeni të planeve të partnerit të saj. Të dielën, 64-vjeçari Paddock hapi zjarr në Las Vegas, duke vrarë 58 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Për policinë është ende mister motivi për këtë akt, ndërkohë që oficerët dyshojnë se Paddock kishte një jetë sekrete.

Partnerja e agresorit të Las Vegasit i cili vrau 58 persona fundjavën e kaluar, është shprehur se ajo nuk e dinte se çfarë po planifikonte Stephen Paddock.

Marilou Danley foli për FBI-në një ditë më parë dhe ajo rrëfeu për oficerët tronditjen mbi aktin e rëndë të dhunës që Paddock kishte kryer.

Komentet e saj erdhën disa orë përpara se policia të dilte me pistën se 64-vjeçari Stephen Paddock kishte jetuar një jetë sekrete. Policia u shpreh se agresori me gjasa kishte planifikuar të arratisej nga vendngjarja në vend që të vriste veten.

Në makinën e tij u gjetën eksplozivë së bashku me rreth 1.600 fishekë, ndërkohë që vetëm pak orë përpara të shtënave, Paddock kishte qenë duke luajtur kumar.

Një javë më parë, ai kishte marrë me qira një apartament në qendër të Las Vegasit, ku u organizua një tjetër festival i hapur.

Vijon të mbetet i paqartë edhe motivi që shtyu Paddock të hapte zjarr gjatë një koncerti të hapur, duke kryer kështu edhe aktin më të rëndë të këtij lloji në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu mbetet mister edhe fakti nëse Paddock ka vepruar krejt i vetëm ose ka patur një bashkëpunëtor.

FBI ka deklaruar se deri më tani nuk është gjetur asnjë pistë që e lidh këtë akt me terrorizmin.

/Oranews.tv/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?