Lutfi Haziri e thotë fjalën e fundit: Ja me kë do të hyjë në koalicion në Gjilan

Kandidati i LDK-së për kryetar komune të Gjilanit, Lutfi Haziri në emisionin “Debat D”, të rtv Dukagjinit ka thënë se koalicioni i vetëm që do të bëjë ai në raundin e dytë të zgjedhjeve është me qytetarin e Gjilanit, përcjell Gazeta Blic. Haziri ka thënë se është i bindur që do të dalë fitues i […]
Haziri ka thënë se është i bindur që do të dalë fitues i vetëm në Gjilan.
Sipas tij asnjë koalicion tjetër nuk është i mundshëm përveçse me qytetarin.
“Koalicionin e kam me qytetarët dhe për qytetarët. Unë kandidojë në raundin e dytë i vetëm, në koalicion dhe në mirëbesim të qytetarëve të Gjilanit dhe jam i bindur sikur në vitin 2013 do të ketë dalje masive të qytetarëve për të votuar. Unë do ti përkushtohem kësaj lidhje”, ka thënë ai.
Ai madje ka theksuar se nuk do t’i përziej votat e tij me njerëz të korruptuar e mashtrues.
“Unë i kam premtuar qytetarëve të Gjilanit edhe në 2013 edhe tash së unë nuk i përziej votat me gjithëkend, nuk I përzijë votat me atë të cilët janë të korruptuar dhe me ata që kanë blerë vota”, ka deklaruar ai.
Ndryshe zgjedhjet për balotazhin do të zhvillohen me 19 nëntor.












