Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

Lutfi Haziri: E kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit

Qytetarët e “2 Korrikut” të Gjilanit e kanë mirëpritur dhe falënderuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për siç thanë ata, investimet e mëdha infrastrukturore në këtë lagje gjatë mandatit katër vjeçar. Nëndega jonë është e sigurtë në fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe listës së LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit, […]

Nëndega jonë është e sigurtë në fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe listës së LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit, thanë përfaqësuesit e asaj lagjeje.

“Kjo nëndegë ka qenë tradicionalisht e organizuar. Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen në të gjitha fazat. Kjo neve na obligon të punojmë edhe më shumë gjatë katër viteve të ardhshme”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri, duke iu drejtuar simpatizantëve të Lidhjes për Gjilanin.

Ai, përveç tjerash, tha se LDK e ka larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit.

“Mobilizimi këtu dhe në çdo cep të qytetit dhe fshatrave, tregon qartë se Gjilani ideologjikisht nuk ndryshon, ne kemi me vazhdu besëlidhjen tonë për të punuar për të mirën e gjilanasve. Ne e kemi larguar depresionin ekonomik dhe politik prej Gjilanit dhe ia kthyem Gjilanin gjilanasve”, ka shtuar Haziri.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit është zotuar se projekti kryesor që e prek lagjen “2 Korriku” është ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka”.

“Mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Austrisë dhe së shpejti do të fillojmë të punojmë në këtë projekt kapital”, ka shtuar kryetari Haziri.

Para simpatizantëve të 2 Korrikut është prezantuar kandidatja për asamble komunale, Rina Ahmeti Kasumi, e cila mban numrin 6.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?