‘Lumiri e Vjosa po flasin si me qenë deputetë të VV’së’ – Osmani i reagon Pantinës

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se deputetët e LDK’së, Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku po flasin sikur të ishin deputetë të Vetëvendosjes. “Po flisnit si deputetë të Vetëvendosjes. Po tregoni anën tjetër të LDK’së. Por e dimë që keni qeverisur me PDK’në ju, e njohim LDK’në ne”, tha Pantina. Më pas, asaj i […]
“Po flisnit si deputetë të Vetëvendosjes. Po tregoni anën tjetër të LDK’së. Por e dimë që keni qeverisur me PDK’në ju, e njohim LDK’në ne”, tha Pantina.
Më pas, asaj i reagoi deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani e cila i tha se sot do të marrë përgjigjen pse ajo e Lumiri nuk do t’i bashkohen VV’së.
“Shqipe pom vjen interesant sa shumë të paskan dhimt këto replikat me PDK’në. Sot do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri kurrë nuk do të vimë në Vetëvendosje. Shikoje veten, je e rrethuar me ish-deputetë të PDK’së.”, tha Osmani.
Sërish i reagoi Pantina, e cila ia përsëriti Osmanit e Abdixhikut se fajtorët janë brenda LDK’së.
“Se PDK është e keqe e kemi ditë. Edhe këto ish-deputetët që janë kanë te na e kanë marrë vesh. Ju keni bashkëpunuar me PDK’në. Kam respekt për Vjosën e Lumirin, por fajtorët i keni brenda”, tha tutja Pantina.
Kësaj të fundit i reagoi deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku.
“Nëse doni me nisë betejën me LDK’në, këtu jemi”, tha ia.
“Respekti për LDK’në rritet, kur nuk është aty Isa Mustafa. Nuk i paskni dëgju fjalimet tona për shëndetësinë. Ju kemi thënë hajdi me neve ta bëjna luftën kundër PDK’së, nuk keni dasht, jeni bë bashkë më të”, i reagoi Pantina atij./Periskopi












