Lulzim Basha përjashtohet nga seanca (Video)

Lulzim Basha përjashtohet nga seanca (Video)

Kur pritej që Parlamenti të votonte në dakordësi për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, një kërkesë e opozitës për ta shoqëruar vendimin me diskutime solli atë që nuk pritej, përjashtimin e kreut të opozitës nga seanca. Maxhoranca e kalsifikoi kërkesën si jashtë rregullores dhe e rrëzoi atë. “Unë nuk mund të pranoj që ne […]

Kur pritej që Parlamenti të votonte në dakordësi për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, një kërkesë e opozitës për ta shoqëruar vendimin me diskutime solli atë që nuk pritej, përjashtimin e kreut të opozitës nga seanca.

Maxhoranca e kalsifikoi kërkesën si jashtë rregullores dhe e rrëzoi atë. “Unë nuk mund të pranoj që ne të bëhemi instrument i axhendës së PD”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Kush është dakord që të shtyhet për seancën tjetër? Shtyhet për seancën tjetër!”, njoftoi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Situata u përkeqësua pas votimit, pasi Basha këmbënguli tek e drejta e opozitës për të diksutuar mbi projektvendimin për reformën.

“Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishme të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve. Dhe ti ngre kartonat këtu për t’i mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj”, tha në fjalën e tij Basha.

Kreu i Parlamentit e konsideroi të parregullt kërkesën dhe duke hedhur poshtë propozimin e opozitës për ta zhvilluar debatin pasdite, e paralajmëroi 2 herë Bashën për përjashtimin.

“Mos pushtoni foltoren se sipas rregullores ndëshkohesh dhe nuk dua ta nis seancën me ndëshkimin tuaj si deputet. Zoti Basha uluni ju lutem”, apeloi Ruçi.

Me opozitën në foltoren e Kuvendit dhe me socialistët dhe LSI-në që vendosën me votë ta zhvillojnë javën e ardhshme debatin, kreu i Parlamentit nuk ngurroi kur dha vendimin për kryetarin e PD.

“Edhe njëherë ju bëj apel, zoti Basha! Atëherë jap masën e përjashtimit nga seanca plenare të deputetit Lulzim Basha”, komunikoi Ruçi.

Seanca u ndërpre disa herë, por opozuta nuk doli prej sallës së Parlamentit, edhe pse punimet u lajmëruan për në orën 18 pasdite. Deputetëve demokratë iu bashkua edhe ish-kryetari Berisha, i cili kishte dalë përpara ndërprerjes përfundimtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?