Lista Serbe mblidhet në Mitrovicë, Gjuriq i nervozuar përmend AKI-në

Marko Gjuriq shfaqet sërish në elementin e tij nacionalist. Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Serbisë për Kosovë, erdhi në veri të Mitrovicës, për ta përkrahur Listën Serbe dhe kandidatin e kësaj partie për Kryetar të Komunës Mitrovica Veriore, Goran Rakiq. Gjuriq në fjalimin e tij akuzoi opsionet tjera politike nga pakica serbe të cilat […]
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Serbisë për Kosovë, erdhi në veri të Mitrovicës, për ta përkrahur Listën Serbe dhe kandidatin e kësaj partie për Kryetar të Komunës Mitrovica Veriore, Goran Rakiq.
Gjuriq në fjalimin e tij akuzoi opsionet tjera politike nga pakica serbe të cilat sipas tij nuk e meritojnë votën më 22 tetor në votimet për pushtet lokal të Kosovës.
Madje ai përfshi edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, njofton Klan Kosova.
Në këtë tubim parazgjedhor morën pjesë dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtic e Nenad Rikallo, të cilën nuk e thanë asnjë fjalë.
Në tubim nuk munguan as thirrjet nacionaliste.












