Lirohet serbja e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka liruar nga akuzat Milanka Terziqin (63), e cila para rreth 10 ditësh është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Jarinjes nën akuzën e Gjykatës Themelore të Pejës se ka kryer krime lufte. Sipas mediave serbe, Milanka është raportuar nga një fqinj i saj në fshatin Llukaci Begut (Begaj) në Istog, […]

Sipas mediave serbe, Milanka është raportuar nga një fqinj i saj në fshatin Llukaci Begut (Begaj) në Istog, ku Terzeqi ka në pronësi 12 hektarë tokë, se ka marrë pjesë në rrënimin e shtëpisë së tij.

Milanka, për “Novosti” ka thënë se “e kam ditur nga fillimi se ky do të jetë epilogu sepse nuk ka kurrfarë dëshmish që unë kam kryer krime lufte dhe vepra penale”, transmeton Koha.net.

Ajo ka falënderuar stafin e Patrikanës së Pejës, ku ka qëndruar për një javë në arrest shtëpiak, nën mbikëqyrje policore.

Milanka thotë se ka një numër rastesh të ngjashme të “paraburgimit të serbëve me akuza të rrejshme të shqiptarëve” dhe ka shtuar se rastin e saj do ta dërgojë në gjykatën e Strasburgut ndërsa do ta akuzojë edhe fqinjin e saj i cili e ka raportuar, siç thotë ajo, “në mënyrë të paligjshme”.

Kujtojmë se kundër Milana Terziqit është ngritur aktakuzë për krime lufte më 21 shkurt të këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?