Limaj: Shqetësuese, 90 përqind e prodhimeve të importuara janë të mbushura në markete

Limaj: Shqetësuese, 90 përqind e prodhimeve të importuara janë të mbushura në markete

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tha se vendi po futet me një fazë dhe qasje të re të zhvillimit të saj. Sipas tij Qeveria e Kosovës ka prioritete të mëdha, ndër to fuqizimi i prodhimit vendor si parakusht rritjen e numrit të punësimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, që po ashtu ka ndikim në […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj tha se vendi po futet me një fazë dhe qasje të re të zhvillimit të saj.

Sipas tij Qeveria e Kosovës ka prioritete të mëdha, ndër to fuqizimi i prodhimit vendor si parakusht rritjen e numrit të punësimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, që po ashtu ka ndikim në zhvillimin ekonomik.

Këto komente zëvendëskryeministri Limaj i tha në tryezën “Prodhimet vendore në supermarkete-rregullimi i tregtisë së brendshme” organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Me këtë rast Limaj tha se Qeveria do të jetë partner i biznesit për fuqizimin e ekonomisë së tyre.

Mirëpo,  sipas tij  ende ka punë për të bërë për të eliminuar të gjitha pengesat biznesore.

Prioritet sipas tij, është prodhimi vendor. Masat e marra nga Qeveria janë një përparësi për bizneset që ka hequr taksat doganore për lëndën e parë.

“Këtë treg të egër do ta rregullojmë duke mbrojtur interesat vendit. Pa asnjë dilemë është respektimi i tregtisë së lirë, por natyrisht se ka rregulla që duhet të respektohen në mënyrë ligjore. Është shqetësuese se 90 përqind e marketeve tona janë të mbushura me mallra të importuara, ndërsa vetëm 10 përqind me prodhime vendore”, tha Limaj.

Kjo gjendje sipas tij duhet ndryshuar për dobi të shtetit tonë.

“Kjo praktikë 90 me 10 do të hiqet, në mënyrë ligjore nga MTI që t’i japim mundësi vendit dhe të rinjve”, tha ai.

Limaj apleoi që të trajtohen në mënyrë të barabartë prodhuesit. Duke  mbrojtur vendimin për masat që janë marr ndaj industrisë së miellit Limaj tha se do të ndërmerren masa edhe ndaj produkteve të tjera të importuara.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani theksoi se të gjitha të gjeturat duhet të merren për bazë me një ligj sa më të mirë për tregti të brendshme dhe të jashtme.

“Prioritet kemi fuqizimin e biznesit dhe përkrahjen e prodhuesit vendor. Kemi marr masa aty ku kemi mundësi dhe aty konform mbrojtjes së prodhuesit. Duhet të bëhen hetime për rregullimin e tregut,  por gjithnjë në bazë të fakteve. Ne si MTI kemi bërë strategjinë ku parashihen për heqjen e barrierave dhe krijimin e lehtësirave për bizneset”, tha Hasani.

Sipas rangimit botëror, sot bëhet publik se Kosova renditet në vendin e 61, dhe sipas Hasanit ky është një lajm i mirë.

Astrit Panxha drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve tha se kjo është një prej aktiviteteve të shumta që është duke organizuar Klubi. Sipas tij, një prej  rezultateve të institutit Riinvest është shqetësuese numri i madh i produkteve të importuara.

“Në Kosovë ka nevojë të rregullohet tregu, nuk po kërkohet të mbyllet importi, por të ketë treg të barabartë në Kosovë. Në Kosovë ka produkte të mjaftueshme me cilësi të larta, ku prodhuesit vendor përballen me barriera jo tarifore dhe kanë probleme të jenë konkurrent edhe në tregun rajonal”, theksoi Panxha.

Diellza Gashi nga Instituti Riinvest ka prezantuar raportin e rekomandimeve të studimit “Marrëdhëniet në mes të prodhuesve vendorë dhe shitësve me pakicë”. Në këtë studim ajo ka përmendur se ka parregullsi në treg dhe probleme më të cilat hasin prodhuesit vendorë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?