Liderët kosovarë heshtin ndaj shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

Këtë të premte parlamenti Katalanas shpalli pavarësinë e Katalonjës. Kjo ngjarje u komentua botërisht nga shumica e liderëve të shteteve të ndryshme duke komentuar shpalljen e pavarësisë së katalonjës. Por liderët kosovarë nuk reaguan fare për këtë ngjarje. Deri më tani nuk pati asnjë reagim për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, as nga Presidenti i […]
Por liderët kosovarë nuk reaguan fare për këtë ngjarje.
Deri më tani nuk pati asnjë reagim për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, as nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, as nga kryeministri Ramush Haradinaj, apo krye parlamentari Kadri Veseli.
Me 2 tetor, presidenti, në një intervistë me RTK-në, deklaroi se as Spanja nuk e ka rastin e njëjtë sikurse Serbia që e kishte me Kosovën.
“Siç e kanë deklaruar të gjithë bota demokratike, Katalonja paraqet një rast specifik. Natyrisht se Beogradi përpiqet ta krahasoj Kosovën me çështje të ndryshme në botë. Megjithatë, mund të them se Spanja nuk është Serbi, por as Katalonja nuk është Kosovë”, kishte deklaruar Thaçi.
“Janë raste të pakrahasueshme, dhe qëndrimi i Kosovës në këtë rast është i njëjtë me ato të Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian”, kishte deklaruar presidenti./Insajder












