LDK vazhdon lojën politike me autostradën e Gjilanit

LDK vazhdon lojën politike me autostradën e Gjilanit

Rast të paprecedentë e ka konsideruar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, rishikimin e buxhetit vetëm dy muaj para se të përfundojë viti. Ajo ka kritikuar udhëheqjen e Kuvendit për mospunë e neglizhencë, e kritika të njëjta ka adresuar edhe kah Qeveria e Haradinajt. Bajrami ka thënë se nuk është […]

Rast të paprecedentë e ka konsideruar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, rishikimin e buxhetit vetëm dy muaj para se të përfundojë viti.

Ajo ka kritikuar udhëheqjen e Kuvendit për mospunë e neglizhencë, e kritika të njëjta ka adresuar edhe kah Qeveria e Haradinajt.

Bajrami ka thënë se nuk është e vërtetë që buxheti prej 2 miliardë eurosh – të cilin e kishte planifikuar Qeveria e Isa Mustafës e në të cilën Bajrami ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë – ka qenë i parealizueshëm.

“Ne e shprehëm edhe si kritikë që veprimet e pamatura e të hershme për rrëzimin e Qeverisë kanë bërë që të mos realizohet ky buxhet. Ka qenë komplet i realizueshëm, por mos ndryshim-plotësimi i Ligjit për AKP-në bërë që ky buxhet të mos mund të realizohet. Si pasojë ne kemi në buxhet rreth 190 milionë euro më pak, që nënkupton se shumë projekte do të mbesin pa u realizuar”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka thënë se partia e saj ka adresuar kritika edhe për rialokimin e 11 milionë eurove prej Ministrisë së Shëndetësisë në paga për veteranët.

“Ne të gjithë e dimë që ato lista janë të fryra sepse nuk janë 60 mijë veteranë. Duhet të qartësojmë se LDK nuk është kundër veteranëve, por është kundër fryrjes së listave”, ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se heqja e projektit të autostradës për Gjilan është vendim politik, duke e ditur se, siç ka thënë ajo, LDK-ja është në balotazh në këtë qytet. Ka përmendur gjithashtu edhe problemet rreth fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza në Pejë.

Me gjithë këto vërejtje, Bajrami ka thënë se LDK-ja do të marrë nesër vendim për votën për apo kundër këtij buxheti të rishikuar. Ka thënë se vendimin do ta marrin pasi të kenë kuptuar detaje nga dy deputetët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e Naser Osmani, i pari kryetar e i dyti anëtar i Komisionit për Buxhet e Financa në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo që mund të them tash për tash është se do të jemi unik në qëndrimin tonë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?