LDK dhe AKR drejt bashkëpunimit për balotazh në Vushtrri

LDK dhe AKR drejt bashkëpunimit për balotazh në Vushtrri

Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri i LDK-së, do të kërkojnë votën edhe një herë para qytetarëve të Vushtrrisë, pasi do të garojnë në raundin e dytë për të parin e kësaj komune. Tashmë, para se të fillojë edhe fushata zyrtare për garën e balotazhit, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka […]

Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri i LDK-së, do të kërkojnë votën edhe një herë para qytetarëve të Vushtrrisë, pasi do të garojnë në raundin e dytë për të parin e kësaj komune.

Tashmë, para se të fillojë edhe fushata zyrtare për garën e balotazhit, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nisur kontaktet me subjektet tjera që nuk arritën të futën në balotazh, për të bashkëpunuar në mënyrë që të fitoj garën kundër kandidatit të tij.

Tahiri, për një bashkëpunim të mundshëm ka takuar kandidatin e AKR-së, Nasuf Aliun, ku të dy kanë shprehur vullnet për të bashkëpunuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Aliu.

“Kemi pas dy takime, porse ende s’kemi diskutu detaje. Kemi vullnet te dy anshëm. Këtë çështje duhet te shtrojmë ne rend dite ne kryesi dhe te marrim vendim, mirëpo po presim rezultatet nga KQZ finalisht ku jemi”, tha Aliu.

Ndërsa, Aliu thotë se janë të interesuar për ndryshim, duke nënkuptuar kështu se nuk do të bashkëpunojnë me kandidatin e PDK-së.

“Ne jemi të orientuar për ndryshim, ashtu siç po kërkon shumica e popullatës, porse se shpejti dalim me vendim konkret”, theksoi ai.

Në zgjedhjet e mbajtura të dielën partia e parë në Vushtrri ka dal PDK, me gjithsej 33,32 përqind, e pasuar nga LDK me 25,78 përqind, Lëvizja Vetëvendosje me 24,97 përqind, AKR me 8,08 përqind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet me 19 nëntor./M.Duraku/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?