Ky është vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Saimir Tahirit

Ky është vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Saimir Tahirit

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Me 75 vota kundër dhe 60 pro, Kuvendi shqiptar votoi kundër kësaj kërkese duke refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, shkruan Periskopi. Votimi i hapur u bë me elektronikë dhe të pranishëm në Kuvend ishin 134 deputetë. Ndryshe, me një […]

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka miratuar kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.

Me 75 vota kundër dhe 60 pro, Kuvendi shqiptar votoi kundër kësaj kërkese duke refuzuar dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, shkruan Periskopi.

Votimi i hapur u bë me elektronikë dhe të pranishëm në Kuvend ishin 134 deputetë.

Ndryshe, me një deklaratë shumë të shkurtër, u është drejtuar sot ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deputetëve të parlamentit, përpara votimit ku do të vendoset për fatin e tij.

Në nisje të seancës parlamentare, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dha fjalën, deputeti Saimir Tahiri u shpreh se mirëpret çdo vendim të deputetëve të Kuvendit.

“Mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot”, tha ai.

“Këtu janë betuar shumë për pafajësi, kështu që unë do ua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur se askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak. E mbi të gjitha unë nuk pres ta gjej të drejtën dhe të vërtetën time këtu në Sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësinë dhe të gjithë qytetarëve. Kështu që e mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai, rruga për të gjetur drejtësinë nuk ndalet dot”, tha Tahiri.

Ndërkohë që Tahiri fliste deputetët e PD mbanin në duar pankarta “Qeveria e drogës qeveria e krimit”. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?