Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit për Gani Gecin

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit për Gani Gecin

Gjykata e Apelit, e ka kthyer në rigjykim rastin e Gani Gecit, i cili akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që kishe ndodhur më 4 gusht të vitit 2014, në Skenderaj. Këtë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, i cili tha se kjo lëndë është kthyer në […]

Këtë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, i cili tha se kjo lëndë është kthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve të procedurës penale dhe paqartësive në arsyetimin e aktgjykimit.

Kthimin e këtij rasti në rigjykim e ka bërë të ditur edhe mbrojtësi i të akuzuarit Geci, avokati Ndrecë Dodaj. Ai ka thënë se vendimin e Apelit e ka pranuar të mërkurën.

Kurse, “Betimi për Drejtësi”, ka kontaktuar edhe të akuzuarin Gani Geci, i cili ka thënë se lënda është kthyer në rigjykim për shkak të paqartësive në mes të vrasjes nga një tronditje e fortë mendore, e shkaktuar pa fajin e tij, vrasjes së rëndë dhe siç thotë, mbrojtjes së nevojshme.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Sokol Dobruna, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se vendimin e ka pranuar vetëm familja e të ndjerit Ruzhdi Shaqiri, të cilët e kanë njoftuar se lënda është kthyer në rigjykim.

Dobruna ka thënë se tash pret që pas rigjykimit, të akuzuarit të shqiptohet një dënim më i rëndë, pasi sipas tij, vepra penale e vrasjes së rëndë, parashihet të dënohet mbi 10 vjet burgim.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar ankesat e palëve, më 26 shtator 2017, lidhur me aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

I akuzuari Gani Geci, e ka pranuar se ka kryer këtë vrasje, mirëpo sipas tij, ai këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi ka deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.

Me 3 qershor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Mitrovicë, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Gani Geci akuzohet se Ruzhdin Shaqirin e kishte vrarë në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014./Betimi për Drejtësi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?