Ky është vendimi i fundit i Apelit për Enver Sekiraqën

Ky është vendimi i fundit i Apelit për Enver Sekiraqën

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit tashmë ka marrë vendimin që rasti i Enver Sekiraqës të kthehet në rigjykim. Ditë më parë Enver Sekiraqa ishte liruar nga paraburgimi. Ai ishte liruar pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që  masa e sigurisë nga paraburgimi t’i shndërrohet  në arrest shtëpiak. Mirëpo, Sekiraqa kishte thyer masën e […]

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit tashmë ka marrë vendimin që rasti i Enver Sekiraqës të kthehet në rigjykim.

Ditë më parë Enver Sekiraqa ishte liruar nga paraburgimi. Ai ishte liruar pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që  masa e sigurisë nga paraburgimi t’i shndërrohet  në arrest shtëpiak.

Mirëpo, Sekiraqa kishte thyer masën e arrestit shtëpiak duke u takuar me persona jashtë familjes, gjë të cilën e kishte të ndaluar nga gjykata dhe pas kësaj shkelje, masa e arrestit shtëpiak iu kthye sërish në paraburgim.

Ndryshe, Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dhe ishte i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në maj të vitit 2016 më  37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Ai është  akuzuar për tri vepra penale, derisa akuza kryesore është për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Prokurori Andreë Carney e ka akuzuar Enver Sekiraçën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë.

Sekiraça akuzohej se kishte nxitur Arben Berishën për të kryer vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.

Për vrasjen e Rizës është i dënuar Arben Berisha me 30 vjet burgim, si dhe  dy persona tjerë.

Pas një kohe të gjatë në arrati, Sekiraça ishte dorëzuar në vitin 2012.  Pas dorëzimit ai kishte vuajtur një dënim për një incident me policët të cilët tashmë janë në burg dhe të akuzuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë.  Më 30 gusht 2007 ishte vrarë Triumf Riza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?