Ky është restoranti i parë nënujor, mund ta vizitoni pasi gjendet në Evropë (Foto)

Nëse keni një oreks për restorante dramatike, që nuk keni pasur mundësi t’i shihni më herët është duke u ndërtuar një i tillë. Projekti për restorantin e parë nënujor të Evropës është zbuluar – dhe është mahnitëse. Koncepti është ai i një monoliti gjysmë të fundosur, ku klientët do të jenë në gjendje për të […]
Projekti për restorantin e parë nënujor të Evropës është zbuluar – dhe është mahnitëse. Koncepti është ai i një monoliti gjysmë të fundosur, ku klientët do të jenë në gjendje për të parë shtratin e detit përmes një dritare panoramike të gjerë 36 metra.
I quajtur “Under”, restoranti është projektuar nga agjencia Snohetta dhe do të vendoset në pikën më jugore të bregut norvegjez në të cilën gjendet fshati i Balyt.
Ajo gjithashtu do të funksionojë si një qendër kërkimore për jetën detare, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Klientet nuk duhet të kenë frikë nga plasaritja e mureve, sepse ato janë një metër e trashë.
Restoranti është projektuar për të mbajtur mes 80 dhe 100 të ftuar, të cilët do të jenë në gjendje të shikojnë kafshë të egra në shtratin e detit përmes një dritare që është 36 metra e gjerë dhe 13 metra e lartë.
Ushqim deti ka të ngjarë të jetë një tipar kyç në menynë e këtij restoranti të çudtishëm.
Snohetta shpjegon se ky restorant nuk do të përdoret vetëm për klientët që dëshirojnë të ushqehen me furta deti por kjo do t’i shërbejë edhe studiuesve për të parë ndër të tjera, nëse peshku i egër mund të trajnohet me sinjale zanore.
Ndërtimi i këtij restoranti është planifikuar të fillojë në shkurt të vitit 2018. Përfundimi i parashikuar është shkurt/mars 2019./Periskopi/

















