Ky është qëndrimi i LDK’së për balotazhin në Prizren

Ky është qëndrimi i LDK’së për balotazhin në Prizren

Deputeti Driton Selmanaj thotë se Lidhja Demokratike duhet të qëndrojë në opozitë edhe në Prizren sikurse në nivel qendror dhe se në asnjë variant nuk duhet ta përkrah kandidatin e PDK-së, ndërsa elektorati i LDK-së, sipas Selmanajt, duhet ta zgjedhë kë të dojë. Selmanaj thotë se ka biseda mes LDK-së dhe partive në balotazh në […]

Selmanaj thotë se ka biseda mes LDK-së dhe partive në balotazh në Prizren PDK dhe VV, por vetë ai nuk ka marrë pjesë në asnjë takim edhe pse ishte shef i shtabit zgjedhor në këtë komunë.

Deputeti i LDK-së tregon se pas zgjedhjeve, ai ka përfunduar punën e tij specifikisht në Prizren, ndërsa komenton si anëtar i LDK-së se cila do të ishte zgjedhja e duhur e partisë së tij për qytetin nga ai vjen.

“LDK-ja zyrtarisht nuk ka qëndrim të përkrah dikë. Jemi të tretit dhe ne do t’ia lëmë elektoratit të vendosë kë dëshiron ta votojë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj përsërit se, për të, me Partinë Demokratike, nuk duhet të krijojnë koalicione as pas zgjedhjeve, nëse ajo fiton, dhe as të përkrahet kandidati i saj para zgjedhjeve.

“E mira e këtij vendi dhe e secilës komunë është që PDK-ja të mos qeverisë në asnjë komunë derisa mos të demokratizohet kjo parti”, ka thënë deputeti për Express.

Selmanaj tregon që në momentin kur kanë përfunduar zgjedhjet ai më nuk ka kompetenca për degën e LDK-së në Prizren, megjithatë si anëtar, e LDK-së ai thotë se do të dëmtoheshin qytetarët e Prizrenit në qoftë se LDK i përkrah.

Ndryshe, kandidati LDK-së, Hatim Baxhaku, i cili doli i treti në garë, ka thënë ditë më parë se preferon Haskukën e VV-së, para kandidati të PDK-së.

Në zgjedhjet e 22 tetorit Shaqir Totaj ka dalë i pari në Prizren, duke shkuar në balotazh me Mytaher Haskukën, me të cilin do të përballet edhe një herë më 19 nëntor.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?