Ky është paralajmërimi i fundit i Lutfi Hazirit për Qeverinë e Ramush Haradinajt

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar mocion mosbesimi për qeverinë e vendit, duke nënvizuar se është çështje ditësh kur kjo gjë do të ndodhë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se zgjedhjet e fundjavës që lamë pas e kanë konfirmuar LDK-në si parti të parë në vend, gjë […]

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se zgjedhjet e fundjavës që lamë pas e kanë konfirmuar LDK-në si parti të parë në vend, gjë që do të ketë implikime në nivele të ndryshme, duke theksuar se në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës është në rënie të lirë.

“Të gjithë fitojnë me ne. LDK-ja ka fituar dhe të gjithë fitojnë nga pak me fitoren tonë. Ne kthehemi në krye vetëm përmes pushtetit lokal. Këtë e kemi bërë edhe paslufte. Kështu pati ndodhur edhe atëherë. Rezultati të cilin morëm nuk është maksimal. Do të punojmë që ta rrisim veten, pasi na janë dashur dhjetë vjet për ta rikuperuar dëmin e vitit 2006”.

“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit në raport me ne ishte ndëshkim qytetar. Por ne nuk u dëshpëruam. Punuam bashkë me qytetarët dhe lexuam drejt kërkesat e tyre. Mocioni për rrëzimin e qeverisë në pjesën e parë të vitit ishte vetëvrasje politike për PDK-në. Ky është vetëm fillimi i dështimeve të PDK-së. Skena politike po rikonfigurohet, ndërsa ne po konfirmohemi si parti e parë”.

“Definitivisht do të ndodhë(mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj). Është çështje ditësh kur do të ndodhë. Unë kam thënë që më datën 23, Kosova ka ndryshuar. Tash mbetet të shihet”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?